Futbollisti maroken, Azzedine Ounahi, është në krye të listës së dëshirave të ish-kampionit të Ligës Premier, Leicester City.
Mediat nga Anglia dhe Franca raportojnë se klubi anglez ka përgatitur një ofertë fitimprurëse për një futbollist, i cili ishte i panjohur për shumicën e publikut sportiv derisa luajti në ‘Katar 2022’.
22-vjeçari vjen nga skuadra e fundit në tabelën e Ligue 1, Angers. Megjithatë, shfaqja e tij fantastike në Botëror, ku përfaqësuesja e tij arriti deri në gjysmëfinale, i solli interesimin e shumë skuadrave të njohura.
Sipas L’Equipe, Leicesteri ka përgatitur një ofertë dhe ajo duhet pranuar sepse Angers janë të gatshëm ta shesin për një shumë jo aq të madhe. Synimi i vetëm i klubit francez është ta mbajë në huazim deri në fund të sezonit, në përpjekjet për të mbijetuar në elitë.
Klubi anglez thuhet se ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh, e cila me siguri do të pranohet nga klubi francez. Gjithçka çon në faktin se Ounahi do të përmbushë ëndrrën e tij dhe së shpejti do të luajë në Ligën Premier.
Ai pritet të shkojë te Leicesteri si zëvendësues i Youri Tielemans, të cilit i skadon kontrata në qershor dhe që tani mund të bisedojë me klubet ku dëshiron ta vazhdojë kontratën. /Telegrafi/