Internistja dhe endokrinologia Venera Berisha-Muharremi këtë javë në emisionin “Shnosh e Mirë” në RTV Dukagjini, ka ardhur me këshillat e saj për rëndësinë e konsumimit të mëngjesit.
Ajo tregon se studimet rekomandojnë që shujta e parë të merret herët në mëngjes dhe të mos anashkalohet ky vakt.
Berisha-Muharremi tregon më tej se ka një lidhshmëri mes belit të hollë dhe shëndetit më të mirë në përgjithësi me konsuminin e një vakti të mëngjesit.
“Mëngjesi rekomandohet si shujta kryesore e ditës, e cila ndikon në performancën tonë fizike dhe psikike më të mirë gjatë ditës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Endokrinologia thotë se studimet tregojnë se karbohidratet dhe brumërat nuk janë të rekomanduara në vaktin e parë.
“Në vaktin e parë të mos merren karbohidratet dhe brumërat siç janë gjevreku, frutat e byreku por të zëvendësohen me proteina. Pra në mëngjes të konsumohen vezët, ndonjë rriskë mishi e payndyrshme dhe perimet”.
Internistja shton më tej se studimet tregojnë se konsumimi i mëngjesit nga fëmijët ndikon në rritjen e koeficientit të inteligjencës ndërsa te të rriturit ndikon në parandalimin e diabetit tip 2./Telegrafi/