Renault ka sjell versionin luksoz “Initial Paris” të modeleve të reja Scenic dhe Grand Scenic.
Ky version vjen me një ngjyrë speciale të njohur si Noir Amethyste ndërsa ka karakteristika tjera rrotat i ka prej 20-inç, maskën e përparme nga kromi, logon “Initial Paris”, dritat LED për mjegull.
Gjithashtu ka edhe interierin prej lëkurës Nappa, ulëset me nxehje dhe masazh, një ekran Head-Up, sistemin e zërimit Bose dhe sistemin për auto-parkim – Easy Park Assist.
Versionin e ri të këtyre modeleve mund ta gjeni me motor të ndryshëm, të tillë, si benzinë TCe 130 me marsh manual, motori dizel dCi 110 Hybrid Assist me marshin manual, dizel dCi 110 me marshin automatik EDC me dy koplunga, dizel dCi 130 me marshin manual, si dhe motori dizel dCi 160 në kombinim me marshin EDC.
Për më tepër shikoni imazhet dhe një të një video. /Telegrafi/