Renault Group ka rritur numrin e shitjeve në mbarë botën për 9 për qind me 2,235,345 njësi të shitura vetëm në vitin 2023.
Shitjet e Renault u rritën për 9.4 për qind në mbarë botën dhe 19.3 për qind në Evropë.
Për dallim prej markës franceze, edhe prodhuesi rumun i veturave Dacia ka rritur numrin e shitjeve për 14.7 për qind.
Renault pretendon vendin e tretë midis prodhuesve të veturave në Evropë, ndërsa shitjet e listojnë atë në pesë prodhuesit kryesor evropian.
Vlen të ceket që edhe marka franceze Alpine ka rritur shitjet për 22.1 për qind. /Telegrafi/