Si pjesë e të ashtuquajturës “Renaulution” të Renault, firma pritet që të marr edhe një hap tjetër retro përpara me një ri-shpikje të MPV-së legjendare Renault Scenic.
Scenic ishte larguar nga linja e modeleve të Renault vitin e shkuar, por që tabela e këtij emri do ta gjejë veten në një SUV të ri, tërësisht elektrik, të segmentit C, ka konfirmuar vetë kompania, transmeton Telegrafi.
Renault Scenic i ri do të përdorë platformën tërësisht elektrike CMF-EV e cila debutimin e saj e bëri tek Megane E-Tech Electric e re.
Teksa Megane në ardhje është rival i Volkswagen ID.3, Scenic do të jetë rival i ID.4 SUV. Arkitektura CMF-EV gjithashtu mbështet veturën e vitit të zgjedhur nga AutoExpress, Nissan Ariya.
Renault zbuloi konceptin e Scenic Vision gjatë majit të këtij viti, koncept i cili dha një pamje të parë mbi stilin e Scenic-it në ardhje.
Zbatimi i mundshëm i këtyre motiveve të stilit mund të shihet në foton ekskluzive të prodhimit të veturës që e zotëron AutoExpress, e cila gjithashtu ka ngjashmëri me Megane E-Tech Eelctric.
Projektuesi kryesor Gilles Vidal, tha se pjesa e jashtme e konceptit është përfaqësuese e veturës së prodhuar, dhe është më shumë se 90 për qindëshi i veturës së prodhuar. /Telegrafi/