Drejtuesi i aleancës së madhe të veturave Renault-Nissan, Carlos Ghosn planifikon dominimin botëror me modelet e veturave që ky grup i prodhon në gjithë botën.
Shefi i Renault-Nissan, Carlos Ghosn u ka thënë aksionarëve të Renault se ai pret që prodhuesi i makinave të arrijë të shesë numrin më të madh të veturave këtë vit. Aktualisht, Renault-Nissan është në vendin e tretë pas rivalëve si Volkswagen dhe Toyota.
Në takimin vjetor të Renault, drejtuesi më i lartë ekzekutiv i grupit tha se pritjet e tij janë që Renault të kalojë në vendin e parë këtë vit, duke lënë pas konkurrentët si Toyota dhe Volkswagen edhe në radhitjen zyrtare globale me shitje dhe pjesëmarrje në treg.
“Ne kemi qenë në mesin e tre prodhuesve më të mëdhenj të makinave që nga janari, me vëllimin e shitjeve, ndwrsa tani presim që të jemi në vendin e parë deri në mes të vitit, megjithëse ky nuk ishte objektivi ynë fillestar” ka deklaruar Ghosn.
Renault aktualisht ndodhet vetëm me 2,000 makina pas Toyota-së, sipas shifrave më të fundit të vitit nga Jato Dynamics në shitjet prej 2.3 milionë njësive dhe gati 200.000 mbrapa Volkswagen (me shitjet 2.5m) në renditjen e prodhuesve në mbarë botën.
Trendi i rritjes së Renault është më i larti sepse rritja e Volkswagen është pak më e ulët se 1.7 për qind, Toyota ka pasur një rritje domethënëse prej 7.8 për qind krahasuar me të njëjtën kohë në 2016 ndërsa Renault-Nissan u rrit me 10.4 për qind.
Ghosn morri nën kontrollin dhe udhëheqjen e grupit Renault-Nissan edhe prodhuesin Mitsubishi në vitin 2016, duke bërë që numrat e rritjes së aleancës të shkojnë në më shumë se 1 milion.
Trend i ngjajshem vërehet edhe në Kosovë, me rritje të vazhdueshme nga këto tri markat e mëdha të veturavae që tregun tonë përfaqesohen nga AutoMita.