Sot, basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë nisur për Estoni.
Reprezentuesit në ndeshjen e parë historike për në aeroportin e Prishtinës janë përcjell prej veturave zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës – RENAULT Talisman dhe Kadjar, përfaqësueses e të cilës markë të veturave për Kosovë është Auto Mita.
Dueli i parë zyrtar i Kosovës do të luhet ndaj Sllovenisë, më 31 gusht 2016.
Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin e Estonisë, Tallin, më 6 gusht, ndërsa ekipi ynë përbëhet nga Gazmend Sinani, Alban Veseli, Shawn Jones, Urim Zenelaj, Fisnik Rugova, Yll Kaçaniku, Drilon Hajrizi, Justin Doellman, Samir Zekiqi, Edmond Azemi, Granit Rugova, Dardan Berisha, Leonard Mekaj, Jaren Sina, Mirza Ahmetbasic. /Telegrafi/