Kompania franceze e automobilave Renault nënshkroi sot marrëveshjen e pritur për formimin e ndërmarrjes së përzier me Iranin, në vlerë 660 milionë euro, përmes së cilës parashihet prodhimi deri në 300 mijë vetura në vit.
Me këtë Renault ka hyrë në partneritet me kompaninë shtetërore iraniane IDRO dhe kompaninë private Parto Negin Naseh, transmeton AFP.