Telegrafi

Renault në Ofansivë! (Foto/Video)

Pas përfundimit të një viti shumë të sukseshëm në 2015, ku vetëm si Renault Group (pa përfshi aleancën Renault-Nissan) dorëzoi mbi 2,8 milion vetura të klientët e vet, Renault po përgatitet të jetë marka dominante në Evropë duke lancuar mbi 5 modele të reja këtë vit. Këtë frymë po e vërejmë edhe në Kosovë ku Renault pati përsëri ngritje dhe mbylli vitin më të mirë historikisht.

Duke mbyllur vitin më të mirë në histori të Kosovës, Renault vazhdon rritjen në tregun e Kosovës dhe çka është me rëndësi vazhdon të këtë nivel të lartë të klientëve të kënaqur. Renault Clio mbetet vetura më e shitur në segmentin B në Kosovë, ndërsa Renault Captur pozicionohet si vetura më e shitur dhe dëshiruar në segmentin “Crosover”. Renault Kadjar edhe pse u lancua në shtator u prit me pa durim nga shumë klient.

Por 2016 pritet të jetë viti i Renault. Sukseset e modeleve të kaluara, do tju bashkëngjitet edhe me fuqishëm gjenerata e 4-të e Renault Megane e cila po merrë kritika positive nga të gjithë anët e Evropës nga testuesit më kredibil. Kjo veturë i përket Segmentit C të veturave, segment ky jashtëzakonisht konkurrues mirëpo me teknologjitë e reja dhe unike në Renault Megane, Renault pretendon majat. Ky model do të lancohet në mars në Kosovë.

Gjithashtu në maj do të lancohet krejtësisht i riu Renault Talisman. Kjo limuzine luksoze me një gjatësi prej 4.85m do të ofroj një komoditet të lartë bashkangjitur me luks si ulëse me masazh, dritat full LED, kamera për vozitje, etj. Ky gjithashtu është një segment konkurrues në Evropë, pra segmenti D.

Sikur këto mos të ishin mjaft, Renault paralajmëron prezantimin e disa modeleve të reja në një ndër auto panairet më të rëndësishme në botë, pra ai i Gjenevës, ku pritet të lancoj versionin Sport Tourer të Megane si dhe disa koncepte tjera që paraqesin edhe 3 modele tjera që do të lancohen deri në fund të vitit.

Që të jeni të informuar për çdo aktivitet të Renault, pëlqejeni faqen e importerit dhe distributorit ekskluziv për Kosovë dhe Shqipëri, Auto Mita.

https://sq-al.facebook.com/AutoMita.Renault