Prodhuesi francez, sapo e ka lansuar veturën e re, e cila është quajtur si Megane Grand Coupe.
Ky automobil nuk dallon më shumë se modelet e mëparshme, por është shumë më i madh, ka hapësirë më të bollshme dhe komode, si dhe një rezervuar për 503-litra.
Makina me 1.6-litra, që lëvizë me 115-kuaj fuqi, përngjanë shumë me modelet që lëvizin nëpër rrugën e Shteteve të Bashkuara.
Megjithëse nuk është e krijuar për këtë vend, kjo veturë është bërë e parapëlqyer e amerikanëve.
Format, madhësia dhe mënyra e lëvizjen, kanë bërë që kjo coupe me katër dyer, të jetë e adhuruar edhe nga klientët e këtij vendi.
Sipas Car Magazine, ky model që ngjason me Audi A3 dhe Mercedes-Benz CLA, do të kishte shumë shitje, po që se ofrohet për tregun e SHBA-ve. /Telegrafi/