Site icon Telegrafi

Renault mbyll vitin fuqishëm me Captur, Kadjar dhe Koleos (Foto/Video)

Prodhuesi më i madh në botë për nga numri i veturave të shitura, Renault, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Renault ka shitur mbi 5.2 milionë vetura në gjithë botën, duke e dominuar tregun e veturave pothuajse në secilin kontinent.

Një trend të tillë të shitjeve e ka pasur edhe në Kosovë me gjitha modelet e ofruara. Sipas një dokumenti zyrtar nga Dogana e Kosovës, numri i veturave të reja që janë blerë nga qytetarët e Kosovës ka qenë i madh, kurse në preferencat e tyre ndër brendet që kryeson në treg është Renault. Madje edhe para markës gjermane – rivalit të saj kryesor, Volkswagen.

Njëri prej modeleve kryesore që e ka bërë prodhuesin e famshëm francez lider botëror me shitje të veturave është pikërisht Renault Captur, veturën më të shitur edhe në tregun tonë vitin e kaluar. Modeli i ri i Captur 2017 është prezantuar zyrtarisht në Prishtinë, nga AutoMita – përfaqësuesi zyrtar i Renault për Kosovë. Me fushatën më të re nga AutoMita, Captur ofrohet me çmim fillestar prej 13,990 euro në muaj, ndërsa në këtë çmim përfshihen edhe 4 goma dimri falas, 1 servis gratis, 1 vit sigurim KASKO gratis. Për blerjen e Captur, norma e interesit e ofruar nga TEB është 5% me mundësi pagese deri në 84 muaj.

Captur i ri vjen me kombinimin e dy ngjyrave kryesore të veturës, mirëpo për dallim nga modeli i vitit 2016, Captur 2017 shton edhe tri ngjyra të reja – Desert Orange, Ocean Blue dhe Ametist, si dhe një opsion të ri të quajtur Mercury Silver për çatinë e veturës.

 

I dyti në listën e treshes së modeleve crossover nga Renault është modeli Kadjar. Kadjar, është emri i produktit më të ri te Renault.

Sikurse edhe Captur, ky produkt do të prodhohet në Spanjë për tregun e Evropës, ndërsa do të ofroj teknologjitë më të avanucara në auto industri sot në çdo pikëpamje si të tërheqjes 4×4 ashtu edhe të sigurisë, ndriçimit me komplet drita LED dhe motorë të fuqishëm e efikas të gjitha në një dizajn tërheqës.

Çmimi fillestar i Renault Kadjar është 18,990 euro, dhe ngjashëm sikurse Captur, në ofertën e re, edhe për modelin e ri të Kadjar në kosto përfshihen gomat e dimrit, sigurimi kasko dhe servisimi falas për një vit, si dhe mundësia e blerjes me këste për afat të gjatë kohor në mënyrë që pagesa mujore e blerësit të Kadjar të mbetet e ulët.

Më i fuqishmi i ligës së Renault, modeli KOLEOS i ri ka marrë një vlerësim me pesë yje në testet e sigurisë të administruara nga organizata e pavarur Euro NCAP. KOLEOS është shtylla kryesore e prodhuesit dhe shitësit më të madh botëror të veturave, kompanisë Renault, për standardin e sigurisë. Renault KOLEOS fillon prej 26,890 eurove dhe në çmim përfshin të gjitha karakteristikat dhe shtesat sikurse Captur dhe Kadjar.

Në tregun kosovar, përfaqësuesi zyrtar i veturave të Renault është AutoMita, e cila ofron gjitha modelet e reja të veturave të markës numër 1 në botë për momentin, duke përfshirë edhe SUV-në e Renault, KOLEOS.

Artikull i sponzoruar
Exit mobile version