Telegrafi

Renault largon 5 mijë punëtorë nga puna në Evropë

Ai ka përjetuar ndjeshëm uljen e provizioneve të shitjeve. Grupi do të reduktojë kostot e tij deri në10%, duke nisur nga Evropa. Këto 5000 shkurtime do të ekonomizojnë 350 milion euro në 2009 dhe 500 milion euro për 2010.

Drejtuesit e kompanisë kanë lajmëruar se Renault mund të mos realizojë objektivin tij me 3.3 milion makina në vit sipas"Kontratës 2009".
Kompania do të prodhojë vetëm 3 milion makina.

Por kjo kundër perfomancë nuk është një surprizë dhe mund të shpjegohet me krizën financiare të tregjeve evropiane si pasojë e rritjes se çmimit të naftës,lëndës së parë dhe zhvillimeve të pafavorshme monetare.

Renault është viktimë edhe e suksesit mediokër të modelit të ri Laguna.

Kështu 30 mijë vetura do të mungojnë për të realizuar planin për 2009.
Përvec Lagunës, grupi do të luajë edhe një herë me suksesin e modelit Megan të ri ,prodhimi i së cilës do të fillojë në vjeshtë të këtij viti.