Renault me koncept dhe nivel të ri të shitjes së veturave të saj edhe në Kosovë – dhe super ofertën për “Black Friday”
Salloni i ri i Renault në Kosovë premton të sjell nivel tjetër, edhe më të lartë të shitjes, përvojës dhe personalizimit për secilin blerës të veturave të reja
Si lider botëror në shitjen e veturave, Renault e ka ngritur gjithë biznesin e saj në një nivel tjetër, duke filluar nga modelet dhe dizajnet e reja të veturave, karakteristikat e avancuara që ato sjellin në treg, modelet e reja të veturave elektrike, veturën më të mirë koncept, dominimin global me modelet sikurse Captur dhe Clio, e jo vetëm kaq.
Së fundmi, Renault ka ndërmarrë iniciativën globale për avancimin e përvojës së blerjes, shërbimit dhe ekspozimit të veturave të saj, një standard të ri dhe të personalizuar, të cilin përfaqësuesi i Renault, Nissan dhe Dacia e ka zbatuar edhe në Kosovë – AutoMita.
Këtë model të ri të shitjes dhe përvojës së lartësuar, AutoMita e prezanton sot zyrtarisht edhe në tregun tonë. Mirëpo, përpos kësaj, për nder të këtij momenti historik si dhe Të premtes së zezë, AutoMita sjell edhe dy risi tjera të shumëpritura nga blerësit, përkatësisht modelet e Renault MEGANE dhe Renault KADJAR, të cilat këtë fundjavë do të kushtojnë për 4000 euro më lirë.
Hapja zyrtare e Renault Store dhe oferta për Megane dhe Kadjar bëhen sot në ora 17:30 në sallonet e AutoMita në Prishtinë, magjistralen Prishtinë Ferizaj. Salloni dhe oferta e AutoMita do të vlejë edhe gjatë fundjavës, duke përfshirë edhe të dielen. /Telegrafi/