Site icon Telegrafi

Renault Captur i ri, si dhurata më e mirë për dashurinë

Në ditën e dashurisë ka aq shumë gjëra për tu shkëmbyer, ndërsa lideri kosovar i auto-industrisë, përfaqësuesi zyrtar i Renault, Nissan dhe Dacia ka një “dhuratë për shprehje të dashurisë” për të gjithë klientët e saj ekzistues por edhe ata potencial.

Vetura më e shitur e liderit global të veturave, Renault, modeli Captur është një nga dhuratat më të mira që mund t’ia bëni bashkëshortit ose bashkëshortes në ditën e dashurisë dhe jo vetëm.

Modeli i ri i Renault Captur është ekspozuar në qendrën tregtare Albi Mall deri më 15 shkurt, si inspirim për të dashuruarit, të cilëve do tu shpërndajë trëndafila.

Gjatë gjithë vitit 2017, Renault ka dominuar tregun kosovar me shitje.

Modelet e reja të Renault Clio, Megane dhe Captur dominojnë segmentet dhe kategoritë e veturave me të cilat ato garojnë në treg, ndërsa kërkesa e gjithëmbarshme e tregut për vetura të reja gjatë vitit që po e lëmë pas është rritur për pothuajse 30 për qind.

Gjatë gjithë vitit 2017, kosovarët më së shumti kanë zgjedhur veturat e reja të Renault, ngjashëm sikurse kanë bërë edhe blerësit evropian në gjithë kontinentin.

Më saktë, brenda vitit 2017, në Kosovë janë importuar më shumë se 1 mijë vetura të reja nga Automita, një shifër rekorde për historinë e veturave të reja në tregun e Kosovës.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, Renault arriti të shesë mbi 5 milionë vetura të reja në gjithë botën.

Një trend të tillë të rritjes Renault e ka pasur edhe në Kosovë. Renault Clio, Megane, Captur, Koleos dhe Talisman kanë bërë që Renault të bëhet lider i tregut edhe në Kosovë.

Exit mobile version