Telegrafi

“Renault Alliance” me shitje më të madhe prej 8.5 milionë veturave të reja gjatë 2014 – paralelisht edhe në Kosovë

“Aleanca Renault- Nissan” fuqizon pozicionin e saj global si një ndër liderëtbotëror të industrisë së automobilave  me rekord të shitjeve prej 8,470,610 vetura në afër 200 shtete të botës ku operon. Pra çdo e dhjeta veturë e re e shitur në botë i përket “Aleancës Renault-Nissan”(Renault-Nissan Alliance) , e cila poashtu mbetet lider botëror me një ngritje prej 24% në veturat e pastra me Zero-Emisione të ndotjes. Modelet e kësaj Aleance si Renault Clio dhe Captur mbetën vetura liderënë kategoritë e tyre në shtete të mëdha botërore, por në raste të caktuara edhe lider nënjë Kontinent të tërë, ndërsa Dacia që i përket Renault, ishte prodhuesi i auto-veturave me rritjen më të madhe në Evropë.

Suksesit global te “Aleancës Renault –Nissan“padyshim qe i bashkëngjitet fuqishëm edhe Kosova. Veturat Renault, Nissan dhe Dacia u pëlqyen shumë edhe nga kosovaret dhesi Aleancë mori rreth 20% te tregut të veturave të reja në Kosovë, qe nënkupton çdo të pestën (5) veturë të re të shitur nga të gjitha brendet. Këtë e konfirmon edhe importuesi dhe distributori ekskluziv për këto brende ne Kosovë, “Auto Mita”.

“Paralelisht me preferencën e Evropianeve, Renault vazhdon tëpëlqehet shumë në Kosove fal historisë së gjatë të saj, por edhe produkteve shumë tërheqëse qe i ka prezantuar kohëve të fundit si Renault Clio dhe Captur, të cilat mbesin lider në kategoritë e tyre në Kosovë. Me përmirësimin e rrugëve, sidomos edhe të“Rrugës së kombit”, Kosovarët po zgjedhin çdo herë e më shumë veturat e reja Renault dhe Dacia për shkak tëharxhimeve te vogla prej vetëm 3.2l/100km që kanë ato, sigurisësë lartë, dizajnit, komoditetit si dhe pa shpenzime tëmirëmbajtjes” “- thekson Zgjim Mita, drejtues i “Auto Mita”.

Mita shton se vetura Dacia Sandero ishte vetura më e shitur në segmentin e vet në Kosovë, dhe ashtu si në tërë Evropën, ua mundësoi Kosovarëve qe me një çmim shumë të arsyeshëm prej vetëm 99€ në muaj ti kalojnë udhëtimet e tyre familjare me veture te re

Ai shpalos edhe dy risi shumë të rëndësishme për vitin 2015:

“Për shkak të interesimit të madh nga tërë Kosova, Renault dhe Dacia do të hapë edhe dy pika të reja  të shitjes dhe servisimit gjatëvitit 2015, në Prizren dhe Pejë, ku vendasit më lehtë do të mund ti shijojnë produktet tona. Gjithashtu për të ju falënderuarklientëvetanë, nga viti 2015 për herë të parë Renault do të ofrohet me 5 vite* garancion ndërsa Dacia me 7 vite* si standard në të gjitha modelet, gjë qëedhe dëshmon për cilësinë e këtyre veturave“, njofton Zgjim Mita.

Të gjithat këto shton Mita, do ofrohen krahas edhe tri modeleve krejtësisht të reja që do të sillen në Kosovë gjatëvitit 2015, në të njëjtën kohë të lansimit edhe në Evropë.

Renault dhe Dacia përmes importuesit zyrtarë në Kosovë „Auto Mita“,  zyrtarisht do të vazhdojëtë ftoj edhe gazetarët kosovarë sikurse ata të gjithë botës në premierat e lansimeve të produkteve të reja. Në këtë mënyrëpër herë të parë, publiku vendas do të informohet nga dora e parë përmes medieve vendore me përshtypjet vendase për produktet e reja dhe jo më vetëm si pasqyrim i opinioneve tëngamediat e huaja.

*Renault do te ofrohet ne Kosove me 5vite apo 100,000km si stanard per bleresit individual.

*Dacia do te ofrohet ne Kosove me 7 Vite apo 100,000 km si standard per bleresist individual.

 

– PËR “AUTO MITA”:

“Auto Mita” shpalosi për konsumatorin vendor cilësitë e vërteta  të “Renault”, prej marrjës së përfaqësisë në vitin 2012. Me infrastrukturën më moderne në Kosovë, staf të trajnuar dhe të specializuar, çmime shumë të arsyeshme, “Auto Mita” i shërben konsumatorët kosovarë në shitje dhe servisim te veturave “Renault” dhe “Dacia”, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

– PËR “RENAULT”:

Renault” ofron vetura dhe automjete komerciale të lehta në tregun e Kosovës, me kualitetin më të lart edhe çmime shumë të arsyeshme krahasuar me kualitetin. Këtë e dëshmon edhe fakti se “Renault” është lider evropian që nga 1998 (16 vite) për shitjen e automjeteve komerciale të lehta (kombi dhe pickup).