Telegrafi

Renato vazhdon marrëveshjen me Sevillan

Kontrata e mëhershme e brazilianit ishte deri në vitin 2011, ndërsa kjo është vazhduar për 12 muaj. 31-vjeçari, i cili iu bashkua Sevillas nga Santos në vitin 2004, ka të futur një klauzulë në vlerën e 36 milionë eurosh në kontratën e tij të re.

Renato dhe Sevilla vitin e ardhshëm do të luajnë edhe një herë në Ligën e Kampionëve, pasi siguruan pozitën e katërt në tabelën e kampionatit spanjoll, që i dërgon ata në fazën e kualifikimeve për në garën më të madhe evropiane. /Telegrafi/