Telegrafi

Renato Sanches do t’i mungoj një muaj Bayernit?

Blerja e re e Bayern Munich, Renato Sanches duhet të presë një muaj para se të debutojë me kampionët e Gjermanisë.

Portugezi, i cili u transferua te bavarezët nga skuadra e Benficës për shumën e 35 milionë eurove, vuan nga një dëmtim muskulor në kofshë.

Sanchez kishte pësuar një lëndim gjatë finales së kampionatit Evropian kundër Francës.

Mesfushori 18-vjeçar duhet të presë 1 muaj para se të zbres në fushë me fanellën e Byern Munich..