Telegrafi

Renato dhe Laura fitojnë “Dance With me Albania 3” (Foto)

Pas disa të hënave rresht i erdhi fundi… “Dance With me Albania 3” një nga emisionet më të ndjekura në Televizionin Klan përfundoi me shpalljen e çiftit fitues. 

Një mbrëmje plot argëtim dhe surpriza. Dyshja Grabocka-Vejsiu kishin përgatitur një mbrëmje spektakolare, ndërsa janë zhvendosur nga “arena e kërcimit” dhe tek emisionet e tjera të Televizionit Klan “Zonë e Lirë”, “Xing me Ermalin” dhe “E diela shqiptare”.

Çifti i parë, që u eliminua, ishte Xumi dhe Fjolla. Më pas u eliminuan Jessy dhe Vicky, dhe Bora Zemani e Alban Ramosaj. Këta të fundit morrën çmimin Albtelecom.

Dhe në fund pas një votimi, mbreti dhe mbretëresha e kërcimit në “Dance With me Albania 3” u shpallën Renato dhe Laura.