Telegrafi

Renata shfaqet atraktive nga palestra, në top formë për edicionin e ri të “Modë” në TV Dukagjini

Ajo është pa dyshim një prej prezantueseve më atraktive në vend.

Renata Gafuri ka treguar edhe një herë pse konsiderohet e ardhmja në ekranet televizive shqiptare.

Gjithnjë në formë të mirë dhe me dukje atraktive, sekreti i suksesit të saj është puna e madhe në palestër.

Renata Gafuri, Foto: InstaStory

Ajo ka publikuar një foto nga rrjeti social InstaStory ku është shfaqur atraktive nga FiveStar.

Prezantuesja aktualisht drejton emisionin “Modë me Renatën” në TV Dukagjini që transmetohet çdo të premte.

Në edicionin e radhës ajo pritet që të jetë vet protagoniste në “joga” dhe në modelet e grimit.

Pra, bëhet fjalë për një format unik televiziv ku trajtohen tema të modës dhe ku vet autorja e emisionit përfshihet në të. /Telegrafi/