Telegrafi

Renata nuk e arsyeton Januzajn pasi e quajti veten belg: Të gjithë ishim krenarë me shqiponjat

Top prezantuesja e TV Dukagjinit, Renata Gafuri, ka qenë mjaft e ashpër në deklarimin e saj për Adnan Januzajn.

Ishte Januzaj ai që shënoi golin e fitores për Belgjikën.

Ky gol nxiti ndjenja të përziera te tifozët shqiptarë të futbollit, por jo edhe te ylli i ri televiziv, që në asnjë formë nuk e arsyeton futbollistin shqiptar që luan për Belgjikën.

Renata Gafuri

“Me të vërtet nuk e arsyetoj Januzajn, pasi e quajti veten ‘belg’, pas gjithë asaj krenarie që përjetum atë natë me djemt që bënë shqiponjën ndaj Serbisë”, theksoi mes tjerash bukuroshja bjonde.

Ndër tjera Renata favorizoi Portugalinë për të shkuar larg në këtë Kampionat Botëror, teksa Cristiano Ronaldo është futbollisti i saj i preferuar.

Renata është autore e emisionit “Modë” dhe “Cinemania” në TV Dukagjini. /Telegrafi/