Site icon Telegrafi

Renata Deskoska: Shqyrtojmë opsionet për fatin e PSP-së

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska gjatë prezantimit të planit 18 të qeverisë, tha se ekzekutivi po mendon në dy drejtime për fatin e Prokurorisë Speciales Publike (PSP).

Ajo tha se po mendohet vazhdimi i mandatit dhe t’i jepet kompetencë për ndjekjen e korrupsionit, nëse për këtë pajtohet edhe opozita ose e njëjta të vazhdojë punën vetëm me ndjekjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

“Varianti jonë, është që PSP-në ta bëjmë organ jetëgjatë që do e vazhdojë fillimisht detyrën që e ka tani për tani, por të i shtohet edhe një kompetence shtesë. Gjithsesi kjo mbetet të konsultohet ndërsa për variantin tjetër, do të shohim eventualisht nëse nuk ka vullnet politik për vazhdimin e aktiviteti eventual të PSP-së, në këtë rast të merret kompetenca tjetër, pra ndjekja e korrupsionit”, tha Renata Deskoska.

Jozyrtarisht mësohet se dikasteri i drejtësisë do të propozojë ndryshimin e nenit 22 të Ligjit për Prokurorinë Speciale, me të cilin aktualisht këtij Institucioni i pamundësohet që të nis hetime të reja.

Afati për ngritjen e padive për lëndët që dalin nga bisedat e përgjuara, Speciales i përfundoi më 1 korrik të vitit 2017, por Specialja ka vazhduar punën me hetimet për keqpërdorime. PSP ka ngritur 20 aktakuza për 18 raste ndaj 94 personave.

Exit mobile version