Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite ka dërguar në Kuvend propozimin e Qeverisë për plotësimin e posteve ministrore.
Ministrja e deri tanishme e Arsimit, Renata Deskoska, është propozuar për ministre e Drejtësisë, ndërsa zëvendësi i saj i Arsimit, Arbër Ademi, do të jetë ministri i ri në këtë dikaster, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për ministrë i Kulturës është propozuar Asaf Ademi i cili vjen nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, ndërsa për ministër pa resor është propozuar Bardhyl Dauti i PDSH-së.
Pritet që rikonstruimi për qeverinë të mbahet gjatë javës së ardhshme.
Propozimi i qeverisë zyrtarisht nesër do të publikohet edhe në web faqen e Kuvendit./Telegrafi/