Renaldo Torraj është një tjetër lojtar shqiptar që është në rrugën e duhur të bëhet yll në skenën ndërkombëtare.
Ai është 18-vjeçar dhe luan si anësor i djathtë, derisa ka lindur në Londër. Adoleshenti i talentuar ka veshur fanellat e Shqipërisë U17 dhe U19.
Lojtari shqiptar ka qenë pjesë e akademisë së Tottenham Hotspurit, derisa kontrata e tij me klubin skadoi në vitin e kaluar.
Renaldo Torraj’s superb strike against Brighton U18s has been voted our November Goal of the Month! 🚀 pic.twitter.com/9f0f4qbHSg
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 9, 2021
Torrajt i buzëqeshi fati edhe më shumë, pasi me t’u largua nga Spurs, u transferua te Chelsea si lojtar i lirë.
Një rrugëtim i ngjashëm me Armando Brojën – i cili ishte po ashtu pjesë e akademisë së Tottenhamit, ndërsa tani po kryen fazën përgatitore me skuadrën e Thomas Tuchel në SHBA.
Torraj ndodhet në provë te Chelsea dhe është futur si zëvendësues në fitoren 4-2 që arriti ekipi U23 i Chelsea përballë Boreham Wood.
Lojtari shqiptar shpreson të përfitojë minuta dhe të bëjë paraqitje sa më pozitive për të fituar një kontratë me klubin e njohur anglez, për të kaluar më pas në të ardhmen në ekipin e parë. /Telegrafi/