Site icon Telegrafi

Remzije Osmani me dy projekte të reja

Duarkryq nuk po rri as këngëtarja e njohur shqiptare, Remzije Osmani.

Ajo është duke punuar paralelisht në dy këngë të reja të cilat do të jenë shumë të ndryshme me njëra tjetrën.

Kështu ka thënë vetë Remzija në një bisedë për RTV Dukagjinin. Një këngë do të jetë baladë, kurse tjetra ritmike, ka theksuar këngëtarja e cila ka zbuluar se për këto projekte po punon me Virusin dhe Don Arbas.

Sipas Remzijes një nga këto këngë do të plotësohet edhe me videoklip, por ende nuk ka vendosur se cila.

Të dy projektet pritet të publikohen gjatë muajit qershor./Telegrafi/.

Exit mobile version