Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Remzije Istrefi-Pecin si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo mori 83 vota të deputetëve. Ndërsa, në garë për raundin e dytë mbesin Nexhmi Rexhepi, Vigan Qorrolli, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj. Kurse, Emrush Kastrati është larguar nga gara, pasi ka fituar 8 vota.