Telegrafi

Remzie Osmani reagon pas grumbullimit të qytetarëve në Prizren: Turpi i masave

Remzie Osmani (Foto: Instagram)

Për më shumë se një javë në vend kanë filluar masat e reja antiCOVID të vëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Pavarësisht izolimit dhe ndalimit të disa aktiviteteve, qytetarët kanë vazhduar grumbullimin nëpër vende të ndryshme.

Një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur edhe në qytetin e Prizrenit, teksa janë parë grumbullime masive të qytetarëve pa maska e po ashtu edhe pa distancë.

Remzie Osmani (Foto: Instagram)

Një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani.

Kjo e fundit ka ndarë një fotografi në InstaStory, në të cilën paraqet një pamje nga një pjesë e Prizrenit ku shfaqen të grumbulluar dhe shumë pranë njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Pa maska e distancë, grumbullime masive të qytetarëve në sheshet e Prizrenit

“Turpi i masave”, ka shkruar ajo.


Sido që të jetë, masat e reja të Qeverisë do të zbatohen deri më 18 prill (e diel). /Telegrafi/