Site icon Telegrafi

Remzi Ejupi tërhiqet nga gara për të parin e FFK-së: Nuk do të kandidoj në një Kuvend Zgjedhor jo legjitim, as klubi nuk merr pjesë

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se nuk do të kandidojë për kreun e FFK-së, pasi ai e quan Kuvendin Zgjedhor të ftuar me 6 prill si jo legjitim.

Ditën e enjte është afati i fundit kur kandidatët për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës duhet të dorëzojnë kandidaturën për të parin e FFK-së.

Për të parin e FFK-së kandidaturën e kanë shpallur: Agim Ademi, Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti, ndërsa Gramoz Vokrri ka thënë se nëse klubet kanë interes ai edhe mund të kandidojë për të parin e FFK-së.

Ejupi edhe pse kishte paralajmëruar kandidaturën, sot në një prononcim për Kallxo.com ai ka thënë se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit Zgjedhor.

“Jo nuk do të kandidojë në një kuvend të parregullt dhe jo legjitim”.

“As si klub nuk do të marrim pjesë në kuvend. Prishtina përfaqësohet nga dy delegatë të cilët nuk do të marrin pjesë në këtë kuvend”, ka thënë Ejupi për KALLXO.com.

Kuvendi Zgjedhor për kryetar të FFK-së do të mbahet me 6 prill, ndërsa kandidatët duhet të kenë të paktën 15 nënshkrim të delegatëve për të marr pjesë.

Exit mobile version