Telegrafi

Remzi Ejupi takohet me krerët e futbollit në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve

Remzi Ejupi ka marrë pjesë në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

Ngjarja që u zhvillua në shtetin evropian ishte si pjesë e diskutimit të financave të klubeve, duke shikuar nga kriza që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Presidenti i Prishtinës ka ofruar detaje nga takimi i mbajtur, duke sqaruar më tej se për çfarë është diskutuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Remzi Ejupi

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të bërë nga Ejupi:

Sot pata nderin që ta përfaqësoj FC Prishtinën në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve (Europian Club Associaction) që u organizua në Vjenë të Austrisë.

Në Asamble u diskutua në veçanti stabiliteti financiar i klubeve dhe shumë çështje të tjera.

Pata nderin dhe kënaqësinë që të takohem me presidentin UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin e njoftova në detaje rreth përpjekjeve që po bëjmë si shtet i ri për forcimin e futbollit të Kosovës dhe klubeve tona.

Ishte interesante biseda rreth situatës së fundit alarmante në Federatën e Futbollit të Kosovës ku Ceferin tha se të gjithë po thirren në emrin e tij dhe të institucionit që e drejton.

Ndjehem më fat që njoha nga afër edhe dy njerëz shumë të suksesshëm, presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili e drejtoi Asamblenë e Përgjithshme ku morën pjesën 247 klube evropiane si dhe legjendën e portës së Gjermanisë, Oliver Kahn, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit Evropian të klubeve.

Ndërkohë, me presidentin e Fenerbahçe, Ali Koç, negociuam për bashkëpunim ndërmjet klubeve tona. Tashmë te ky klub Kosova ka lënë emër të mirë pasi që me shumë sukses është paraqitur sulmuesi ynë, Vedat Muriqi. /Telegrafi/