Site icon Telegrafi

Remzi Ejupi në takimin e ambasadorëve dhe konsullëve në Maltë

Në Valleta të Maltës është mbajtur takimi i ambasadorëve dhe konsullëve të nderit e organizuar nga Ministria e Jashtme e këtij shteti.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe Konsulli i Nderit I Maltës në Kosovë, Remzi Ejupi, i cili ka zhvilluar takime të shumta me diplomatë e zyrtarë maltezë.

Gjatë takimit, konsulli Ejupi është takuar me presidentin e Maltës, George Vella ku gjatë takimit janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit.

Po ashtu Ejupi është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg me të cilin ka biseduar për lehtësimin e ofrimit për vizat e punës për kosovarët që duan të punojnë në Maltë, por edhe për studentët që duan të studiojnë atje.

“Temë diskutimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe krijimit të linjës direkte mes Kosovës dhe Maltës”, shkroi Ejupi në Facebook.

Exit mobile version