Telegrafi

Remy: Redknapp më bindi të vija te QPR

“Harry luajti rol të madh në ardhjen time këtu. Bisedova me të e Tony Fernandes dhe ata ma bënë të qartë se më duan mua këtu. Ata më dhanë motivimin e duhur për t’iu bashkuar QPR-së”.

“Dua të zhvillohem më shumë këtu. Objektivi i këtij sezoni është ta sigurojmë mbijetesën por përtej kësaj kemi edhe objektiva më të mëdha”.

“Pas shtatë viteve në Francë, kjo është koha e duhur për mua që të ndjek një sfidë tjetër në Ligën Premier, e cila është liga më e mirë në botë”, ka thënë Remy. /Telegrafi/