Telegrafi

Remy kërkon Arsenalin

23-vjeçari ka kontratë me Nice deri në vitin 2012, por sipas France Football, bosi i Bordeaux, Jean Tigana, e ka bërë sulmuesin synimin e tij kryesor për shkak të largimit të Marouane Chamakh.

“Më pëlqen atmosfera dhe stadiumi gjithashtu. Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoj Ligën Premier, apo më mirë thënë Arsenalin. Por, për këtë, unë ende duhet të përparoj. Kam disa oferta, shohim çfarë do të ndodhë”, theksoi Remy per L’Equipe. /Telegrafi/