Telegrafi

“Remontada”, kënga më e re nga Azet

Reperi i popullarizuar shqiptar, Azet, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me reperin francez, Sofiane Zermani, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Remontada” mban titullin kënga e tyre që tashmë gjendet e lansuar edhe në kanalin zyrtar të Sofiane në YouTube.

Azet (Foto: YouTube)

Ky është dueti i parë i reperit nga Podujeva që jeton dhe vepron në Gjermani me reperin francez dhe projekti për vetëm disa orë ka arritur të grumbullojë afro 900 mijë klikime.

Përveç YouTube, kënga u lansua edhe në platformat e tjera përfshirë Spotify, AppleMusic, Deezer etj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Azet

Azet po ashtu javë më parë solli edhe një duet me këngëtaren Dhurata Dora i quajtur “Lass Los”, ndërsa u prit shumë mirë nga fansat e dy artistëve.

Ndonëse prej vitesh jeton në Gjermani, reperi është mjaft i pranishëm me koncerte edhe në trojet shqiptare. /Telegrafi/