Site icon Telegrafi

Remitencat janë rritur për 11.8% (Video)

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se remitencat kanë shënuar rritje për 11.8 për qind.

“I kemi 358 milionë euro nga remitencat, kryesisht këto kanë ndikuar që të kemi rritje të konsumit dhe të ketë rritje të investimeve në patundshmëri, që kanë ndikuar në rritjen ekonomike, një faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Kosovë”, tha Mehmeti.

Sipas tij, për t’i orientuar remitencat, duhet të ofrohet stabilitet i përgjithshëm.

“Kemi shumë kosovarë që kanë biznese të suksesshme në vendet ku jetojnë. Është mirë t’i bindim ata që të vinë dhe të investojnë në Kosovë, por duhet të kemi stabilitet të përgjithshëm”, tha ai.

Mehmeti ka treguar se llogaritja e remitencave nga diaspora bëhet nga paratë që qarkullojnë nëpërmjet sistemit bankar.

“Pjesa dërrmuese e parave dërgohen përmes sistemit bankar. Por gjatë verës ka raste kur bien para kesh, pasi secili prej nesh kemi familjar në perëndim dhe kur vijnë kanë edhe para kesh me vete”, ka thënë u.d i Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version