Dërgesat e emigrantëve janë burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë.
“Në këtë rast, ky nëntregues është marrë si një përafrues i gjendjes financiare të ekonomive familjare me supozimin se remitencat rrisin buxhetin e ekonomive familjare, ndaj dhe ndikojnë kërkesën në vend dhe kontribuojnë në shtimin e kapacitetit të ekonomive familjare për kthimin e bo rxheve ekzistuese dhe marrjen e kredive të reja”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”.
Nëntreguesi është ndërtuar si ndryshim vjetor i shumës tremujore të dërgesave. Notimi është i zhdrejtë: një normë më e lartë e rritjes paraqet rrezik më të ulët për stabilitetin financiar.
“Gjendja e ekonomive familjare është indikator i rëndësishëm për vlerësimin e stabilitetit financiar në Kosovë ngase ekonomitë familjare janë sektori i dytë, pas ndërmarrjeve, më i kredituar nga sektori bankar. Konsumi i ekonom mive familjare gjithashtu ka ndikim indirekt në sektorin bankar përmes ndikimit në kërkesën agregate, e cila ndikon në qarkullimin dhe të hyrat e ndërmarrjeve. Andaj, vlerësimi i gjendjes ekonomike të ekonomive familjare në aspektin e ngarkesës së tyre me borxh, aftësisë për shlyerjen e detyrimeve dhe gatishmërisë për konsum është i rëndësishëm për vlerësimin e rrezikut kreditor’, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”.
Në rastin e Kosovës, informatat për këtë sektor janë të mangëta (mungojnë të dhënat për të hyrat e ekonomive familjare si dhe për çmimin e patundshmërive).
Sidoqoftë, janë ndërtuar nëntreguesit në vijim të cilët synojnë të përafrojnë sa më mirë aspektet e ndryshme të gjendjes së ekonomive familjare si : Huamarrja e ekonomive familjar, Cilësia e portofolit kreditor të ekonomive familjare, Norma e papunësisë, Dërgesat e emigrantëve dhe përballueshmëria e pagesave të rregullta. /Telegrafi/