Telegrafi

Remijon Pronja, fitues i çmimit “Ardhje 2018”

Katër artistë me veprat e tyre prezantohen në galerinë e artit “Zeta”.

Artistët Blerina Muça, Fatlum Doçi, Remijon Pronja dhe Sokol Peçi janë katër finalistët e çmimit “Ardhje 2018”.

Valentina Koça, organizatore e ekspozitës bën me dije se nga një juri me emra të huaj dhe shqiptarë, fitues i këtij çmimi u përzgjidh artisti Remijon Proja.

Anëtarët e jurisë ndërkombëtare ishin Barnabas Bencsik, Anthony Elms dhe Alketa Ramaj.

Koça tregon se ekspozita e finalistëve është e kuruar nga Alban Hajdinaj dhe secili artist pjesëmarrës prezantohet me punët që u takojnë mediumeve të ndryshme. /Sot/