Telegrafi

Remi parashikoi dështimin e koalicionit me AAK-në

“Ishte e ditur që nuk do të ndodhte, edhe mirë që nuk ndodhi, sepse nuk do të ishte funksional dhe nuk do t’i shërbente interesave të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se PDK-ja kishte materializuar projektin e vet në kuadër të Ekzekutivit të vendit, dhe nuk kishte mundësi që të transformohej, për të futur edhe konceptin e AAK-së.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, deri në zgjedhjet e ardhshme është mirë që të ketë marrëveshje politike, por jo edhe koalicione qeverisëse.

Mustafa ka deklaruar se para afërsisht një viti, ai kishte preferuar koalicionin me LDK-së, për shkak se vlerësonte se do të krijonte stabilitet politik.

Ndërkohë, Mustafa vlerëson se aktualisht skena politike është stabile, ndërsa koalicioni aktual është i qëndrueshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Është shumë pozitiv fakti që në zhvillimet politike në vend janë të përfshirë aktivisht strukturat evropiane në krye me Gjermaninë dhe miqtë e përhershëm amerikanë. Historikisht, kjo ka gjeneruar siguri për shqiptarët”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/