Fëmijët me nevoja të veçanta, shfrytëzuesit e ndihmës së përhershme në të holla, personat e vendosur në institucionet për mbrojtje sociale apo në ndonjë familje tjetër dhe personat me pengesa intelektuale pa kujdesin e prindërve prej sot në Qendrat për punë sociale (QPS) do të mund të marrin vërtetime me të cilat do të lirohen nga participimi në shëndetësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të jepen dy lloje të vërtetimeve, njëra për këto kategori qytetarësh të cilët siguruar përmes MPPS, për të cilët participimin do ta mbulojë Ministria dhe tjetri për kategorinë e njëjtë të qytetarëve, por të cilët janë të siguruar në bazë tjetër, për të cilët participimi do të jetë në barrë të FSSHM-së.
Siç njoftoi në konferencën e sotme për media, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski, është zgjidhur një problem të madh për këto kategori të ndjeshme të qytetarëve, i krijuar para se gjithash për shkak të mospajtimit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për atë se kush duhet që t’i jap vërtetimet.
Deri më tani janë dorëzuar tetë vërtetime të unifikuara për statusin e njërës prej të drejtave të lartëpërmendura. Me këtë, tha ministrja, kemi siguruar realizim më të thjeshtë dhe më efikas të së drejtës së lirimit nga participimi dhe i tejkaluam keqkuptimet se cili institucion nuk i jep vërtetimet. /Telegrafi/