Dje Telegrafi Maqedoni njoftoi për marrjen e ndihmës sociale të 134 personave të vdekur të rajonit të Tetovës dhe se Qendra komunale e punëve sociale nuk ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në urdhëresën e shkruar 134 familjarët urgjentisht t’i kthejnë paratë që i kanë ‘marrë’ personat e vdekur, të cilëve do tu bllokohet zhirollogaria përderisa nuk i kthejnë paratë. MPB dhe KSHZ tani më ka marrë njoftimin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për fiktivët dhe ka filluar hetimet’, kështu është shprehur mbrëmë në konferencën për shtyp, ministrja e PPS-së, Frosina Remenski.
Ministrja e Punës, Frosina Remenski dje në konferencë zbuloi se 134 njerëz të vdekur nga rajoni i Tetovës, kanë marrë dy vite me rradhë ndihmë sociale, ku nga buxheti i Maqedonisë janë shpenzuar 1,818,996 denarë ose rreth 30 mijë euro dhe se ata para urgjentisht duhet të kthehen. /Telegrafi/