Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, njoftoi e ripërtërirja e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve e cila në pajtim me ligjin bëhet një herë në vit, dhe në vend të muajit nëntor siç është e zakonshme, do të zbatohet prej datës 19 dhjetor deri më 27 janar të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shkak për shtyrjen e ripërtërirjes, siç theksoi Remenski, janë aktivitetet përgaditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, periudhë në të ciën më shpesh bëhen keqpërdorime dhe manipulim i personave me rrezik social.
“Numri më i madh i keqpërdorimeve dhe manipulimeve me personat me rrezik social dhe shfrytëzuesit e asistencës sociale bëhen pikërisht gjatë periudhës parazjgedhore. Vlerësuam se për mbrojtjen e qytetarëve nga çdo lloj premtimi i rremë, frikësimi, shantazhimi, më mirë është që ripërtërirja e të drejtave të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve”, deklaroi Tashevska-Remenski./Telegrafi.