Frosina Remenski konsideron se trajtimi jo i përshtatshëm i rasteve të dhunës në familje nga ana e institucioneve kompetente, ka rezultuar në shumë raste fatale. Rasti me policin nga SPB Kumanovë i cili humbi jetën edhe më tej hap çështje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Vrasja e policit nga SPB Kumanovë, ku ndërhyrja pas një dhune të paraqitur në familje hap edhe më tej pyetje se ku jemi dhe çfarë ne duhet të jemi, por për fat të keq pas humbjes së njeriut! As Qendrat për punë sociale, as MPB nuk e ka trajtuar në mënyrë të përshtatshme rastin me dhunë familjare e cila përfundoi me jetë të humbur të personit. Ndërsa Qendrat për punë sociale mendojnë se dhuna në familje (për arsye të ndryshme), është një çështje vetëm për policinë, jo vetëm për ta, policia mendon se dhuna në familje nuk është çështje primare e policisë. Kur do të ketë viktima, atëherë hapen dilema: kush duhej ta parandalonte, të raportojë, të shqetësohet, të sanksionojë, të ndërhyjë … Gjërat duhet të ndryshojnë për të mirë, kështu nuk shkon.
Dëmi është i pandreqshëm!’, shkruan Remenski në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/