Për më shumë se pesë orë, deputetja Frosina Remenski sot po rishikonte provat e mbledhura për hetimin e “Lidhjes Ndërkombëtare” në të cilën ajo është një prej të dyshuarve.
Deputetja hyri në orën 1- në Prokurorin Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ku qëndroi brenda afërsisht pesë orë.
Sot ishin ftuar edhe Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe babai i tij Mile Jovanovski, por ata nuk u paraqitën, konfirmojnë nga prokuroria. Rishikim të provave dje ka bërë edhe nënkryetarja e “Lidhjes Ndërkombëtare” Jasna Mandiç dhe asistentja e “Boki 13”./Telegrafi/