Deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski, ka akuzuar deputetët e opozitës se me diskutime të kota bllokojnë ligjin për rrogën minimale dhe ligjin për punëtorët e falimentuar, me të cilët sipas saj, do të zgjidhej lufta ekzistenciale e qytetarëve.
“Qytetarët e Maqedonisë kërkojnë nga ju të ndaloni me bllokimin e Kuvendit, të largoheni nga fjalimet e panevojshme nga pika për shkarkimin e Zvrlevskit”, ju tha Remenski deputetëve të opozitës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, opozita nuk lejon rritje të pagës minimale nga 9 mijë në 12 mijë denarë për të cilin qeveria do t’i ndihmojë punëdhënësit në përmbushjen e këtij ligji.
Ajo shtoi se opozita me fjalime të kota ndalon që punëtorët e falimentuar të marrin 7 mijë denarë në muaj, mjete që do të ndahen nga buxheti i shtetit.
Ndërsa në lidhje me shkarkimin e Zvrlevskit, ajo tha se nuk do të zgjasë përgjithmonë, ndërsa pret që shkarkimi i tij të përfundojë këtë javë./Telegrafi/