Ministresha për punë dhe politika sociale, Frosina Tashevsa-Remenski, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes së Sindiaktave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, në lidhje me padinë e ngritur ndaj saj, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, as ministresha e as ndonjë përfaqësues i ministrisë, nuk kanë të drejtë që të marrin pjesë, e as që kanë qenë prezent në ndonjë mbledhje të Këshillit të Lidhjes së Sindikatave, Që të marrin pjesë ose ndikojnë në ndonjë vendim, që është përgjegjësi e Lidhjes së Sindikatave.
Remenski thotë se çështja e padisë penale tregon mosnjohuri themelore të akteve sindikale dhe procedurave, nga ana e të parit të Lidhjes. Më tej, ministresha ia kujton Mitrevskit se paraardhësi i tij nuk u pranua në Regjistrin qendror përmes nënshkrimit të ministrisë.
Sipas Remenskit, me këtë rasttentohet mobilizim partiak i të gjithë personave të cilëve në të ardhmen do t’u kërkohet llogari për shkelje të ndryshme gjatë punës së tyre./Telegrafi/