Ish-ministrja e MPPS-së, Frosina Remenski, do të jetë nënkryetare e Parlamentit. Portali ‘Fokus’ mëson se ajo është përmendur si kandidate e mundshme në pushtetin ekzekutiv në fushën e sigurisë, megjithatë, sipas informatave të Fokus-it, ajo definitivisht do të ngelet në pushtetin legjislativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit më 27 prill, në ditën kur protestuesit e dhunshëm u futën në hapësirat e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. /Telegrafi/