Nënkryetarja e Kuvendit dhe e dyshuara për rastin ‘Haraçi, Frosina Remenski ka pasur dy telefona dhe që të dy telefonat gjenden për ekspertizë.
Siç raporton Telma, deputetja ka pasur dy numra telefoni dhe e njëjta ka vërtetuar se njëra pajisje ka qenë e re. Pajisjen e re ajo ka nisur ta përdorë më 11 qershor, katër ditë para se të nisë hetimi për rastin ‘Haraçi’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri që më herët e ka përdorur i është marrë gjatë kontrollit. Tani në ekspertizë mund të zbulohen të dhëna vetëm nga pajisja e re, ndërsa për analiza shtesë duhet të kërkohen informacione nga operatori./Telegrafi/