Telegrafi

Remenski: Dikush është marrë vesh që të mos ketë ujdi për Ligjin e Prokurorisë Publike

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski ka folur rreth çështjes së Ligjit të Prokurorisë Publike në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, dikush është marrë vesh që të mos arrihet ndonjë ujdi në lidhje me këtë temë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E ftuar në “24 analiza” në TV24, deputetja thekson se është lënë hapësirë për diskutim rreth këtij propozim-ligji.

Më tutje, Remenski shprehet se ky ligj është nga ligjet kyçe për të cilin BE-ja insiston që të miratohet para publikimit të Raportit të përparimit./Telegrafi/