Telegrafi

Remenski: Aktakuza ndaj meje është e përshpejtuar dhe absurde

Deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska-Remenski, sot deklaroi se vendimi për aktakuzë ndaj saj në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, është i përshpejtuar dhe absurd, duke shtuar se nuk ka dëshmi.

Remenski tha se mandatin e deputetes do ta çojë deri në fund, duke shprehur bindje se nuk do të ketë iniciativë për marrjen e imunitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Absurde do të jetë për çdo politikan në të ardhmen, i cili do të tentojë të jep mbështetje të iniciativave ose ideve qytetare, të dyshohet ose akuzohet. Për këtë arsye paralajmëroj reforma në Prokurorinë Publike dhe pres bashkëpunim me ministrin e ri për Punë të Brendshme”, tha Remenski.

Ajo tha se pas gjithë kësaj situate ka lojëra për eliminime politike, por nuk përmendi emra.

Ndryshe, “Lidhja ndërkombëtare” është organizatë e “Boki 13”, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Haraçi”./Telegrafi/