Site icon Telegrafi

Remeneski nuk u deklarua nëse në Prokurori është ftuar në cilësinë e të dyshuarës apo dëshmitares

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion arriti deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, e cila sot duhet të merret në pyetje për aferën ‘Haraçi’.

Ajo nuk dëshironte të deklarohet nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës. Remenski deklaroi se mbajtjes së marrjes në pyetje ajo do të deklarohet para mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët deklarata në Prokurori kanë dhënë Lila Filipovska, biznesmenët Siljan Micevski dhe Adrijan Amzoski.

Për aferën ‘Haraçi’ të dyshuar kryesor janë Bojan Jovanvoski i njohur si Boki 13, Zoran Milevski dhe kryeprokurorja speciale, Katica Janeva./Telegrafi/

Exit mobile version