SPB e Tetovës njofton se një vajzë 18-vjeçare nga Tetova, është rrëmbyer nga ana e një tetovari, 38-vjeçar, i cili e ka rrëmbyer nga shtëpia e saj, ndërsa nënën e saj e ka sulmuar fizikisht.
Rastin në polici është denoncuar nga nëna e saj, F.S. sipas së cilët, 38-veçari D.K., rreth orës 19 ka ardhur në shtpinë e tyre dhe me dhunë e ka rrëmbyer vajzën.
Nëna ka tentuar që ta parandalojë këtë, por është goditur nga rëmbyesi, i cili vajzën e ka dërguar në shtëpi të tij.
Pas masave të ndërmarra, D.K. dhe E.S. janë gjetur dhe dërguar në SPB Tetovë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet në ndriçimin e rastit./Telegrafi/