Nga: Emil Lafe
Më 11 gusht u nda papritmas nga jeta si pasojë e një infarkti të zemrës gjuhëtari gjerman indoeuropianist, Dr. Rolf Kodderitzsch, studiues i gjuhës shqipe, profesor i degës së gjermanistikës në Universitetin e Tiranës, dashamir i popullit shqiptar e i kulturës shqiptare.
Kishte lindur në qytetin Osterfeld të landit Saksoni-Anhalt më 8 prill 1941. Pas luftës familja e tij u shpërngul në Gjermaninë Perëndimore. Studioi për gjuhësi në Universitetin e Mynsterit (Vestfali), ku pati si profesorë edhe gjuhëtarët e shquar Ernst Dickermann dhe Karl Horst Schmidt. Në atë Universitet mori gradën shkencore Magister Artium (1966) dhe më pas gradën Doktor (1968).
Profesori i tij Karl Horst Schmidt, përkrahës dhe frymëzues i studiuesve të rinj të zellshëm, e tërhoqi më pas në Universitetin Bohumit (Bochum), dhe më tej në Institutin e Gjuhësisë të Universitetit të Bonit, ku mori dhe titullin Këshilltar i lartë akademik (Akademischer Oberrat). Veprimtaria e tij e mëtejshme shkencore e mësimore u zhvillua në këtë Institut. Fushat kryesore të hulumtimeve të tij që nga studimet universitare janë keltologjia dhe sllavistika. Këtyre iu shtua më pas albanistika, studimi i gjuhës shqipe, të cilën e pati shumë për zemër. Ashtu si te albanologë të tjerë të mëparshëm me gjuhë amtare gjermanishten, edhe te Rolf Kodderitzsch-i studimi i gjuhës shqipe zgjoi pak nga pak një simpati e dashamirësi aktive për popullin dhe vendin e kësaj gjuhe.
Dr. Rolf Kodderitzsch-i erdhi për herë të parë në Shqipëri më 1978. Në atë kohë drejtori i Institutit të Gjuhësisë të Universitetit të Bonit, prof. dr. Johann Knobloch (1919-2010) organizonte ekskursione mësimore në vende të ndryshme me punonjës të Institutit. Me këmbënguljen dhe aftësitë e tij diplomatike, duke qenë edhe shtetas i Republikës së Austrisë (kishte lindur në Vjenë), ai ia doli të bindë autoritetet shqiptare të kohës që të pranonin për turizëm shkencor një grup studiuesish nga Republika Federale Gjermane, me të cilën aso kohe Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike (u vendosën më 1988). Kështu, më 1978 zunë fill Takimet shkencore gjermane-shqiptare të organizuara Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bonit dhe Akademia e Shkencave Shqipërisë me kujdesin dhe mirëkuptimin e veçantë të drejtuersve të tyre Johann Knobloch dhe Aleks Buda, të dy ish-studentë në Universitetin e Vjenës.
Studiues gjermanë e shqiptarë mbanin ligjërata nga fushat e tyre të studimeve, rreth të cilave zhvilloheshin diskutime. Pasditeve për të interesuarit zhvillohej edhe një kurs i përmbledhur i gjuhës shqipe. Në orët e mbetura turistët gjermanë shijonin plazhin dhe detin. Këto takime shkencore e nxitën dr. R. Kodderitzsch-in të thellohej në studimin e shqipes dhe më pas të zhvillonte edhe një kurs të gjuhës shqipe në Universitetin e Bonit. Kështu u hap për të një fushë e re studimesh: albanistika. Për vite me radhë ai ishte bashkëpunëtori që përgatiste lëndën e fushës së albanistikës në botimin vjetor presigjoz Linguistic Bibliography, botim i Komitetit të Përhershëm Ndërkombëtar të Gjuhëtarëve (Holandë).
Dr. Rolf Kodderitzsch-i ka shkruar një varg artikujsh për çështje të historisë së gjuhës shqipe, por e ka tërhequr edhe problematika e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe. Mori pjesë në konferencën shkencore “Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë” (dhjetor 1984) si edhe në veprimtari të tjera albanologjike në Gjermani, në Shqipëri, në Kosovë e në vende të tjera. Ashtu si edhe studiues të tjerë, ai diti të dallonte rrethanat politike të Shqipërisë para viteve ’90 nga detyrat e kërkimit shkencor objektiv, duke mbetur një dijetar dashamir e vlerësues për shkencën albanologjike shqiptare. Pas daljes në pension, më 2007, arriti të realizojë një dëshirë të vjetër të shprehur me naivitetin dhe çiltërsinë e tij fëminore që më 1982, për të qenë pedagog i gjermanishtes në Universitetin e Tiranës. Prej atij viti dha mësim në degën e Gjermanistikës disa vjet me radhë si docent i ftuar i Fondacionit Johann Gottfried Herder, duke zgjeruar horizontin shkencor të studentëve, po edhe të kolegëve shqiptarë, me dijet dhe përvojën e tij të pasur. Bibliografia (ende jo e plotë) e botimeve të tij nga fusha e studimeve albanologjike dëshmon se sa tërheqëse u bënë për të studimet për gjuhën shqipe.
Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare i shpreh zonjës Tatjana Kodderitzsch (Reso) dhe familjes ngushëllimet më të thella për humbjen e bashkëshortit dhe prindit të përkushtuar si për shkencën, ashtu edhe për familjen.
Bibliografi e botimeve albanologjike të Dr. Rolf Kodderitzsch-it (e paplotë)
· Zu den sprachgeschichtlichen Grundlagen des Albanischen von heute. – SAlb 22/1985, 2, 109-126.
· Bazat gjuhësore-historike të shqipes së sotme. – në: Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë. Materiale të Konferencës shkencore të mbajtur në Tiranë më 7-8 dhjetor 1984. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1988, 213-229. [Zusammenfassung: Zu den sprachgeschichtlichen Grundlagen des Albanischen von heute]
· Përshëndetja Dr. Rolf Këderiçit nga Universiteti i Bonit (RF Gjermane). – në: Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë… f. 560.
· Gedanken zur Ethnogenese der Albaner aus sprachlicher Sicht. – BalkE 31/1988, 3-4, 17-41.
· Ligjërata të Rolf Këderiçit për probleme të historisë së gjuhës shqipe. – SFil 44(27)/1990, 4, 224-225.
· Keltisch und Albanisch: zëei indogermanische Sprachen im Vergleich. – in: Deutsche, Kelten und Iren. 150 Jahre deutsche Keltologie. Gearóid Mac Eoin zum 60. Geburtstag geëidmet. (Tristram, Hildegard L. C. Hsg.). Hamburg, Buske, 1990, 61-70.
· Aspekte der Albanologie. Akten des Kongresses “Stand und Aufgaben der Albanologie heute”, 3-5 Oktober 1988. Herausgegeben von Ëalter Breu, Rolf Kodderitzsch und Hans-Jürgen Sasse. Berlin, 1991, 229 f.
· Historische Phonologie des Albanischen: Probleme und Aufgaben. – in Aspekte der Albanologie…, 121-130.
· Alb. grua, grue ‘Frau, Ëeib; Ehefrau, Gattin’. – in: Indogermanica et Caucasica, Festschrift für Karl Horst Schmitt. Berlin/Neë York 1994, 67-76.
· Albanische Forschungen (speziell ab 1968). – Kratylos 39/1994, 1-21.
· Për një gjuhë letrare kombëtare shqipe. – HiD 24/1-2, 1996, 1-8.
· Ist die vereinheitlichte albanische Schriftsprache ein Instrument zur Unterdrückung der Gegen? – Aus der Südosteuropa-Forschung Band 8 Konfliktregion Südosteuropa Vergangenheit und Perspektiven Vorträge der Ringvorlesung an der Rheinischen Friedrich-Ëilhelms-Universität Bonn im Ëintersemester 1995/1996 und Sommersemester 1996 Herausgegeben von Ëilfried Potthoff. Südosteuropa-Gesellschaft, München, 1997, 61-70.
· Albanisch und Slaëisch – Zëei indogermanische sprachen im Vergleich. – SIGL I, 1998, 79-88.
· Albanian. – në: Gorlach, Manfred (ed.): English in Europe, Oxford, Oxford University Press, 2001, f. 291-300.
· Die zëei Albanien – Albanien auf dem Balkan und “Albanien” im Kaukasus: die grossen Sprachfamilien und der Platz des Albanischen. – në: Albanien Reichtum und Vielfalt alter Kultur. Herausgegeben vom Staatlichen Museum für Volkerkunde München, 2001, 122-126.
· Ligjëratë për një gjuhë letrare kombëtare shqipe. – Konferenca Shkencore “Gjuha Letrare Kombëtare dhe Bota shqiptare sot” Tiranë, 20-21 nëntor 1992. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Shtëpia botuese “Shkenca”. Tiranë, 2002, f. 42-49.
· Shqipja dhe trakishtja. – Përmbledhje me studime për Kostandin Kristoforidhin (Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare “Kostandin Kristoforidhi” – figurë e ndritur e Rilindjes Kombëtare Shqiptare). Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. “Sejko”. Elbasan, 2002, f. 112-122.
· Guillaume Bonnet: Les mots latins de l’albanais. Paris/Montréal, L’Harmattan, 1998, 478 f. – Kratylos, 47 (2002) 195-199 (recension).
· Fonologjia shqipe nga një pikëpamje kontrastive. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 22/1 (Materialet e punimeve të Seminarit XXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Prishtinë, gusht 2003). Prishtinë, 2004, 25-34.
· Emërtimet e metaleve në gjuhën shqipe. – Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare. Konferencë shkencore ndërkombëtare me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Prof. Eqrem Çabejt. Gjirokastër, më 23 maj 2003. Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Tiranë, 2004, f. 221-232.
· Sinani, Shaban: Gjuha standarde mbetet një ideal (Bashkëbisedim me albanologun gjerman Rolf Kodderitzsch). – Perla 11/2006, 2, 171-174; GjJ 26/2006, 1-4, 210-211.
· Kodderitzsch, Rolf: Reflekse të laringaleve indoevropiane në gjuhën shqipe. – StAlb 2008, 80-85.
· Albania në literaturën irlandeze të vjetër dhe të mesme. – Eqrem Çabej dhe vendi i tij në shkencat albanologjike. (Konferencë shkencore). Në 100-vjetorin e lindjes së Eqrem Çabejt. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Tiranë, 2009, f. 144-147.
· Iuppiter Menzanas: – in: Ëir sind die Deinen. Studien zur albanischen Sprache, Literatur und Kulturgeschichte, dem Gedenken an Martin Camaj (1925-1992) geëidmet. Herausgegeben von Bardhyl Demiraj. Harrassoëitz Verlag, Ëiesbaden, 2010, f. 326-329
· Sprache, Literatur und Didaktik. Beiträge des Germanistischen Instituts der Fremdsprachenfakultät der Universität Tirana. – Albanische Universitätsstudien. Rolf Kodderitzsch, Mario de Matteis Hgg. Band 6. Athena-Verlag Oberhausen (Germany), 2010, 104 f.
· Was heißt und zu ëelchem Zëeck studieren albanische Germanisten Anthropologie? – Fachsprache Deutsch (DaF), Interkulturalität und Landesëissenschaft. Albanische Universitätsstudien. Herausgegeben von Mario de Matteis. Band 3. Athena-Verlag Oberhausen (Germany), 2010, f. 133-143.
Shkurtime bibliografike
BalkE = Balkansko ezikoznanie =LB Linguistique balkanique. Sofija.
HiD = Hylli i Dritës (revistë), Tiranë, 1993-1997; Shkodër, 2006-
Perla = Revistë shkencore-kulturore. Fondacioni “Saadi Shirazi”, Tiranë, 1996-2019
SAlb = Studia albanica. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 1964-
SFil = Studime filologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1964-
SIGL= Studia Indogermanica Lodziensia (Poloni)
StAlb = Studime albanologjike, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 1996-